Modelet e ‘nxehta’ shqiptare që vazhdojnë të bëjnë karrierë jashtë vendit!

Përveç këngëtareve shqiptare, estrada përbëhet edhe nga modelet të cilat tashmë janë bërë shumë të famshme.

ShowBiz

04/08/2018 14:15

Fama e tyre natyrisht se nuk është e përhapur vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë botës, shkruan lajmi net.

Ndonëse kanë filluar karrierën e tyre në vendin ku edhe kanë lindur shumë nga modelet kanë ndjekur pasionin për të arritur ata që duan.

Disa prejt tyre me përkushtim dhe me dashuri kanë arritur shumë lartë e disa nga to janë ‘rrëmbyer’ nga meshkujt e huaj, që më pas vazhduan karrierën.

Sido që të jetë, sukseset e yjeve të njohura nuk kanë të ndalur pasi kanë arritur të shfaqen edhe në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës në botë, e disa të tjera kanë edhe linja të veta veshjesh.

Emina Çunmulaj, Angela Martini, Adrola Dushi, Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi janë vetëm disa nga yjet të cilat po zhvillojnë karrierën jashtë trojeve shqiptare.

Lajmi.net, më poshtë ju sjell artistet e lartpërmendura, jetën, veprimtarinë dhe të arriturat në karrierë.

Emina Çunmulaj 

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj ka lindur në Michigan(SHBA). Ndonëse është me prejardhje nga Mali i Zi, modelja flet rrjedhshëm shqip, gjuhën malazeze dhe atë angleze. Ajo është rritur dhe ka jetuar atje teksa ka zhvilluar edhe karrierën prej modeleje, së cilës i ka ecur tejet mirë. Emina është martuar me miliarderin izraelit, Sam Nazarian me të cilin tashmë ka edhe dy vajzë.

Çunmulaj shpesh në rrjete sociale publikon imazhe me veshje tradicionale shqiptare, e që madje edhe vajzave të saj i flet për vendin dhe vlerat që populli shqiptar ka. Fiziku i saj i gjatë dhe tiparet karakteristike të fytyrës e bëjnë atë ndër modelet më joshëse shqiptare. Vlen të ceket se Emina është e pranishme edhe në kopertinat e famshme në Los Anxhelos.

https://www.instagram.com/p/BZoQv_kj-DP/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BZlrb65jy_Q/?utm_source=ig_embed

Angela Martini

https://www.instagram.com/p/BZB8qIynhr-/?hl=en?&taken-by=angela_martini

Është njëra nga modelet më seksi shqiptare. Kush tjetër, pos Angela Martinit e cila vazhdon të tërheq vëmendjen e publikut. Ajo ka fituar “Miss Universe Albania”, në vitin 2010 dhe tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga pjesëmarrja e saj në klipin e reperit, Ledri Vula “100 probleme”, ajo vazhdimisht u përfol në mediat rozë edhe për një lidhje të mundshme me reperin, pasi projekti mbante skena tejet të nxehta. Megjithatë, pas disa lidhjeve, në dhjetor të vitit që lamë pas i dha fund beqarisë duke u martuar me miliarderin rumun, Dragus Savulescu në një ceremoni private në Las Vegas.

Meqenëse nuk i ndahet rrjeteve sociale, imazhet dhe videot të modeles shqiptare nuk lënë vend as për imagjinatë.

Adrola Dushi

https://www.instagram.com/p/BINo-HLgTvt/?hl=en?&taken-by=adroladushi

Kur jemi tek modelet më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare, nuk ka dyshim se aty renditet edhe Adrola Dushi. Ajo ka lindur në vitin 1993 dhe është kurorëzuar me titullin “Miss Universe Albania 2012”. Dushi ka përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze epitet që e zotëron edhe tani.

Adrola ishte e martuar me Adisin, me të cilin ka edhe një djalë, Troin por që lidhja e tyre nuk kishte funksionuar. Gjatë një interviste modelja tha se: “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”.

Nga ana tjetër, Dushi jeton në mes të Shqipërisë dhe SHBA-së por që punën dhe projektet nuk lë anash.

Afërdita Dreshaj

https://www.instagram.com/p/BZlcgSKAadf/?hl=en?&taken-by=aferditadreshaj

https://www.instagram.com/p/BZgHXmmgWU9/?hl=en?&taken-by=aferditadreshaj

Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj është njëra nga artistet që bëri bujë të madhe në media, qoftë për jetën private e po ashtu edhe për karrierën muzikore. Ajo vite më parë ishte e lidhur me këngëtarin nga Maqedonia, Shpat Kasapin e që më pas u nda nga ai.

Në projektin e fundit muzikor me reperin Agon Amiga “Topless”, ajo habiti të gjithë teksa u bë ‘mollë sherri’ e ndarjes së çiftit, për shkak të disa mesazheve që qarkulluan në media. Gjithsesi, pas shpërnguljes në SHBA, Dreshaj gjeti edhe dashurinë e jetës, hokeistin çek, Jakub Kindl.

Pas disa viteve lidhje, ata u martuan me 29 qershor të muajit që lamë pas të cilët shfaqen më të lumtur se kurrë. Afërdita korri suksese të mëdha në fushën e modelingt e që së fundmi ka paralajmëruar edhe rikthimin e fuqishëm në muzikë.

Xhesika Berberi

https://www.instagram.com/p/BlLmyQcHPBQ/?hl=en?&taken-by=xhesikaberberi

Ëmbëlsira e fundit nuk ka si të mos jetë, modelja nga Shqipëria Xhesika Berberi e cila ka ngjashmëri të madhe me superyllin, Gigi Hadid. Ato duken aq të njëjta sa që në disa postime vështirë se dallohen. Berberi është fokuar në karrierën e saj si modeleje e cila ka qenë prezente në shumë kopertina të revistave të huaja.

Ajo po ashtu, kohët e fundit ka promovuar edhe linjat e bikineve në të cilat vjen çdo herë e më në formë. Berberi po vazhdon të sjell imazhe atraktive ku tregon çelësin e gjithë punës së palodhshme të saj.

Është kurorëzuar me titullin “Miss Universe Albania 2011″, ku përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe 2011” më 12 shtator 2011 në Brazil, dhe është pa diskutim një ndër modelet shqiptare me pamjen më tërheqëse.

Ndryshe, Xhesika është mike mjaft e afërt me Afërditën dhe Adrola Dushin.

Pavarësisht kësaj, 5 modelet shqiptare kanë ndërtuar një karrierë të bujshme profesionale, për çka bënë që të jenë fokus i mediave, duke mos lënë anash as fizikun dhe pamjen magjepëse. /Lajmi.net/

E.SH