MKRS nderon me çmim regjisoren Blerta Zeqiri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot në një ceremoni solemne ka bërë ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi dhe Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.

ShowBiz

27/08/2018 21:03

Çmimi Vjetor për Kinematografi për vitin 2017 ju nda regjisores Blerta Zeqiri ndërsa Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë ju nda regjisorit Besim Sahatçiut-post mortum, transmeton lajmi.net

Sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi, regjisores Blerta Zeqiri i ndahet shpërblimi në vlerë monetare prej 2 mijë e pesëqind eurosh.

Juria profesionale në përbërje të Ardiana Pajaziti, Isa Qosja, Fadil Hysaj, Fatos Berisha, dhe Kimete Berisha, ka dhënë arsyetimin në lidhje me ndarjen e këtyre çmimeve.

Sipas jurisë,  regjisorja Blerta Zeqiri, me filmin “Martesa “ ka treguar sukses me pjesëmarrje në mbi njëzet festivale ndërkombëtare, ku është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje të shumta, në mesin e të cilëve Çmimin Special të Jurisë “FIPRESCI” (Juria e Federatës Ndërkombëtare të Kritikës), në Festivalin e Kategorisë A “Black Nights Film Festival”, Talin/Estoni.

“Ky çmim është një vlerësim i punës. Është duke e bërë një punë e mirë nga MKRS-ja dhe QKK-ja në raport me filmin”, tha Blerta pas marrjes së çmimit./Lajmi.net/