Mjeku kosovar në SHBA, zbulon një bakter të rrezikshëm që vjen në rrugë të pazakontë (Foto)
Faton Bytyçi është mjek nga Kosova i cili punon në një spital në Pensilvania në SHBA. Fakultetin e Mjekësisë ai e kreu në Universitetin e Prishtinës, kurse specializimin e ka vazhduar në SHBA. Ditë më parë ai ka zbuluar një infeksion bakterial që vjen nga pastrimi i dhëmbëve te dentisti, gjetje për të cilën kanë raportuar edhe mediat më të mëdha amerikane, si ABC News dhe shumë të tjera.
Lajme
Një pacient në Pennsylvania është prekur nga një infeksion i rrallë dhe i rrezikshëm, pas pastrimit të zakonshëm të dhëmbëve te një dentist.
Rasti i rrallë mjekësor i diagnostifikuar nga Bytçi dhe një kolege e tij është botuar edhe në revistën BMJ Case Raports. Pacienti 57 –vjeçar së cilit nuk i është publikuar emri ishte pranuar në spitalin ‘Sacred heart Hospital’ në Allentown, Pennsylvania, ku punon edhe mjeku Bytyçi, pasi pati dhimbje të barkut për së paku 10 ditë dhe rritje temperaturës që i shkaktonte shtim të numrit të rrahjeve të zemrës.
Kur mjekët e bën atij një fotografim me reznonacë magnetike, ata i gjetën një cist të madhe në mëlçi.
Mjeku Faton Bytyçi, banor i zonës dhe autor kryesor në këtë studim, u ka deklaruar mediave amerikane se kur ai pa cistën, dyshoi se kjo ishte për shkak të një infeksioni bakterial, transmeton lajmi.net.
Pas heqjes së materialit nga ky cist, mjekët bënë një zbulim të habitshëm: Pacienti rezultoi pozitiv nga testi i bërë për Fusobacterium necrophorum, një bakter që është i zakonshëm në gojë, por rrallë shkakton infeksione në organet kryesore.
Pacienti ishte vënë në antibiotik intravenoz dhe përfundimisht ishte shëruar, por ethet e tij vazhduan për disa ditë.
Mjeku Bytyçi tha se mister i madh ishte se si ka filluar infeksioni bakterial.
“Ajo hyn në qarkullimin e gjakut dhe pastaj kalon në një nga organet më të mëdha” tha Bytyçi, duke shpjeguar se si bakterja fillon të infektojnë një organ .
“Unë jam përpjekur të kuptoj se prej nga vinte kjo”.
Ai shpjegon se burimet më të zakonshme të infektimit janë lëndimi i zorrës së trashë apo zorrëve, ose infeksionit ekzistues të zemrës.
Megjithatë, mjeku Bytyçi ka kryer teste për të gjetur shenja të infeksionit në të gjitha vendet dhe u la ashtu. Përfundimisht një bisedë e thjeshtë me pacientin, e udhëhoqi atë atë në drejtim tjetër.
“Ishte këtu për një javë dhe flisnim…”, tha ai. ” E pash dentistin tim dy javë më parë”, rikujton Bytyçi. “Pastaj unë mendova se kjo mund të jetë burim i infeksionit”.
Bytyçi tha se pas ekzaminimeve të mëtejshme, besojnë se pastrimi dental i dhëmbëve, mund të ketë shkaktuar disa trauma në gojë që lejuan më pas bakterin Fusobacterium Necrophorum që të hyjë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojë infeksion.
Pacienti u lirua përfundimisht nga spitali dhe u vendos në një regjim disa mujor të trajtimit me antibiotikë. Një rikontroll me CT tregoi se nuk mbeti asnjë shenjë nga ajo që shkaktoi sëmundjen e tij. /lajmi.net