Mjekët arrijnë të nxjerrin shpirtin nga trupi!!!

Të dalësh nga trupi dhe të shikosh trupin tënd nga jashtë është një eksperiment i mundshëm. Kërkuesit kanë krijuar në laborator një ekperiencë jashtë trupit me disa vullnetarë.

Fun

27/09/2016 20:21

Oobe (Out of body experience), duke gjykuar nga impresionet e vullnetareve kjo nuk është një lojë.

Si bëhet ky eksperiment: vullnetarët pajisen me syze 3D, dhe kanë parë imazhin e tyre të projektuar rreth 2 m largë trupit të tyre. Njëkohësisht janë filmuar me një telekamer të montuar në shpatullat e tyre.

Gjatë eksperimentit janë prekur fizikisht në shpinën e tyre. Dhe kur janë pyetur se ku ndodheshin kur janë prekur nga shkencëtaret, pothuajse të gjithë janë pergjigjur duke indikuar pozicionin virtual (ku kanë qenë virtualisht, përballë trupit të tyre).

Kjo do thote që pjesa më madhe janë shkëputur nga trupi i tyre. Sipas shkencëtarëve është shkëputur lidhja e trurit që përpunon informacionet sensorial.

Ky studim është bërë nga Bigna Lenggenhager, në shkollen politeknike federale në Losanna, dhe nga Henrik Ehrsson, të universitetit college Londër.