Miu shkakton rrëmujë në xhami, lëndohen 80 veta (Video)

Një mi ka shkaktuar panik dhe tollovi në xhaminë Casablanca në Maroko, duke lënë kështu 80 të lënduar, shumica prej tyre femra, raportojnë mediat marokene.

Fun

15/07/2015 18:18

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Rabat, përderisa myslimanët po i kryenin obligimet fetare në natën më të shenjtë të muajit Ramazan, natën e Kadrit, transmeton Klan Kosova.

Paniku ka filluar pasi një grua është alarmuar kur ka parë miun, duke shkaktuar kështu një gjendje alarmante në mesin e pjesëmarrësve tjerë në lutje.

Në mesin e grave që u lënduan, njëra prej tyre e cila pati nevojë për tretman mjekësor, ishte një grua shtatzënë e cila ka marrë lëndime serioze në këmbë dhe po mbahet në mbikëqyrje në spital.

YouTube player