Misioni i Messit, ta rikthej Guardiolan në krye te Barcelonës

Lionel Messi dhe Pep Guardiola mund të bashkohen sërish, por jo te Manchester City.

Sport

17/02/2017 18:18

‘The Sun’ shkruan se argjentinasi ka telefonuar trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, për t’i kërkuar rikthimin në Barcelonë gjatë verës.

Këtë gjë Messi e ka bërë pas humbjes së thellë 4:0 të Barcelonës nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Problemet e Messit me Luis Enrique, dhe dështimi i këtij të fundit për të ruajtur identitetin e Barcelonës, kanë bërë që argjentinasi t’i drejtohet Pep Guardiolas.

Kujtojmë se Guardiola sukseset më të mëdha në karrierën e tij, i ka te Barcelona./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.