Mish viçi dhe pule i kalbur nga Brazili, eksportohet më së shumti në Evropë

Autoritetet në Brazil kanë suspenduar 33 zyrtarë qeveritarë mes akuzave se disa nga përpunuesit e mëdhenj të mishit në vend kanë shitur mish të kalbur të pulave për vite me radhë.

Bota

19/03/2017 14:26

Pjesa më e madhe e mishit të prodhuara nga kompanitë e akuzuara është eksportuar në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, shkruan BBC.

Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim.

Brazili është eksportuesi më i madh mishit të kuq në botë.

Ministri i Bujqësisë, Blairo Maggi pritet të takojë ambasadorët e jashtëm të hënën për të risiguruar ata me qëllim që të parandalohen sanskionet kundër eksportit të mishit brazilian.

Operacioni u ndërmor në orët e hershme të së premtes 17 mars në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi dy vjeçar.

Policia federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë.

Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre

Më shumë se 30 kompani akuzohen për mungesë higjiene, mes tyre është dhe JBS, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të mishit të viçit dhe BRF, prodhuesja më e madhe në botë për produktet me pulë, shkruan tutje BBC.

Policia federale e Brazilit thotë se ka prova për të paktën 40 raste,

“Ata përdornin acid dhe kimikate të tjera për të maskuar produktet e tyre. Në disa raste produktet që ata përdornin ishin kancerogjene” deklaroi policia shkruan “BBC”.

Në raste të tjera ata përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfitimet. /Rrokum.Tv