Miratohet propozim-buxheti i Prishtinës për 2015

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2015. Zyrtarët komunalë, kanë njoftuar gjithashtu se KK ka dhënë votën në mënyrë unanime edhe për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”.

 

Lajme

29/09/2014 19:02

Këtë e ka bërë me dije nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i cili ka uruar të gjithë asamblistët për votim.

“Sot nga Kuvendi Komunal i Prishtinës u miratua propozimbuxheti për vitin 2015.

Gjithashtu sot Kuvendi Komunal i Prishtinës unanimisht dha votën edhe për themelimin e ndërmarrjes publike lokale ‘Prishtina Parking’. Faleminderit gjithë asamblistëve për komentet, sygjerimet dhe besimin. Prishtina po bëhet”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.