Miratohen sanksionet ndaj Koresë, i mbështet edhe Rusia e Kina

Kina dhe Rusia janë bashkuar me një votim unanim të OKB-së, për të imponuar sanksione të reja në Korenë e Veriut, pas testit të tij të gjashtë dhe më të madh bërthamor.

Bota

12/09/2017 09:36

Këshilli votoi 15-0 për të mbështetur rezolutën e sanksioneve të hartuara nga Shtetet e Bashkuara, që ndalonin eksportet e qymyrit, plumbit dhe ushqimeve të detit.

Peniani ka pretenduar se ka zhvilluar një bombë hidrogjeni dhe ka kërcënuar vazhdimisht për të goditur SHBA.

Koreja e Veriut tashmë është nën sanksionet e OKB-së për të detyruar udhëheqjen që të kufizojë programet e saj të armëve.

Sanksionet e reja u dakordësuan të hënën, pasi SHBA hoqi disa nga propozimet më të ashpra që kishte njoftuar javën e shkuar, përfshirë një embargo të plotë të naftës dhe masa për të ngrirë pasuritë e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Presidenti i SHBA Donald Trump kishte paralajmëruar më parë se SHBA mund të ndërpresë tregtinë me vendet që kanë pasur biznes me Korenë e Veriut. /TopChannel/