Miranda Balaj përfaqëson Kosovën në “Miss Supermodel Worldwide 2018” në Indi

Miranda Balaj është përzgjedhur nga Shpejtim Zejneli ( Drejtor Nacional i Kosovës ) për të përfaqësuar Kosovën në garën e bukurisë "Miss Supermodel Worldwide 2018", në Indi.

ShowBiz

23/03/2018 13:40

Miranda Balaj në Prizren u zgjodh “Miss Pavarësia 2018” nga Shoqata e Manekeneve “FREEDOM ” nga Prizreni për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Miranda  është 22 vjeçare, e gjatë 1.70 cm , vjen nga Strellci i Deqanit dhe jeton ne Belgjikë.

Bukuroshja Kosovare ka valuar flamurin më të ri në botë të Republikës së Kosovës në një shtet siç është India, e cila ende nuk e ka pranuar Kosovën.

Organizatori i garës Sandeep Kumar ka deklaruar se bukuroshja e Kosovës Miranda Balaj ka paraqitur imazh të mirë Kosovës dhe se është komunikative me të gjitha gocat, ku flet disa gjuhë të huaja dhe ka performuar shumë bukur në sfilatë mode.

Pawee Ventura, Presidenti i Missosology në faqen e tyre zyrtare i ka bërë prezantim të mirë Mirandës.

Fotografi Gokhan Morina i ka realizuar asaj një set fotografik në Deçan.  Nata finale mbahet më datë 26 Mars 2018 në Nju Delhi të Indisë.

Bukuroshja Miranda Balaj para se te shkon në Indi është takuar me Kryetarin e Komunës Bashkim Ramosaj. Komuna e Deçanit dhe kryetari Ramosaj e ka përkrahur shkuarjen e saj .

Vajza nga Kosova kërkon votën e juaj përmes faqes zyrtare, të cilën mund ta gjeni më poshtë. /Lajmi.net/

http://www.missosology.info/forum/viewtopic.php?f=1&t=1477941