Ministri Ismaili i dërgon tri autoambulanca në Klinë, Vushtrri dhe Deçan (Foto)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar sot se kjo ministri i ka dërguar tri autoambulanca në Klinë, Vushtrri dhe Deçan.

Lajme

21/10/2017 15:40

“Autoambulanca të reja në Klinë, Vushtrri dhe Deçan, për ta lehtësuar shërbimin emergjent në këto komuna. I pranuam dje, i shpërndamë sot. Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht se në cilin qytet ose fshat jetojnë, meritojnë shërbime të shpejta dhe profesionale”, ka shkruar Ismaili. /Lajmi.net/

auto1 auto2