Ministri i jashtëm turk zotohet për hakmarrje ndaj Holandës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka reaguar ndaj veprimit të qeverisë holandeze, duke ia ndaluar aterimi në Holandë.

Bota

11/03/2017 17:33

Ai ka premtuar se do të hakmerret për këtë veprim, por që nuk ka specifikuar se çfarë hapash do të ndërmerr, transmeton lajmi.net.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryeministri i Turqisë, i cili këtë akt e ka cilësuar si skandal dhe të papranueshëm.

Reagime nga shteti turk ka pasur edhe gjatë ditës, kur Erdogan e cilësoi Holandën si mbetje naziste dhe fashiste. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Erdogan: Holandezët janë mbetje naziste