Ministri Gashi kërkon përgjegjësi për shembjen

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi paralajmëron padi penale ndaj punëkryesit, punëdhënësit dhe Komunës së Prishtinës pas shembjes së dheut në Lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajme

02/10/2013 10:29

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kërcënuar Komunën e Prishtinës se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për të kërkuar përgjegjësi për shembjen e dheut në Lagjen Kalabria në Prishtinë.

Me anë të një komunikatë, ministri Dardan Gashi ka thënë se dikasteri që ai drejton do të do të kërkojë përgjegjësi nga punëkryresi dhe punëdhënësi në këtë kantier ndërtimi, si dhe nga komuna e Prishtinës duke u bazuar në kriteret mbi të cilat ka lëshuar leje ndërtimi.

“Në qoftë se ky problem nuk mënjanohet sipas afateve ligjore, MMPH gëzon të drejtën ligjore për ngritjen e padisë penale ndaj të gjitha palëve të përfshira”.

“Shembja e dheut dhe dëmtimi i rrugës deri në atë masë përveç që rrezikon jetën e banorëve, mund të jetë fatale edhe për veturat dhe kamionët që e përdorin atë rrugë për të mbërritur në vendet e tyre të punës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.