Mimoza Shkodra bëhet ‘nuse’

Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra është bërë nuse.

ShowBiz

12/12/2018 23:01

Prezantuesi, Labinot Gashi ka publikuar një fotografi në InstaStory ku tregon se Mimoza është bërë nuse, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ajo u bë nuse vetëm për realizimin e xhirimeve të festave të fundvitit, por po duket për mrekulli.

Ajo ka mahnitur fansat me këtë imazh, e që fustani i bardhë i shkon mjaft shumë. Shkodra ka qenë tejet aktive këtë vit me projekte të reja muzikore, të cilat u mirëpritën nga fansat e saj.

Këngëtarja gjithashtu u përfol edhe për ndarjen nga Seldi Qalliu, e cila tashmë po shijon jetën e vetme. /Lajmi.net/