Miliona dollarë për stërvitjen e agjentëve që mbrojnë Shtëpinë e Bardhë

Drejtori i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Joseph Clancy ka kërkuar para nga Kongresi për të ndërtuar një model të detajuar të Shtëpisë së Bardhë.

Bota

17/03/2015 20:35

Ai ka thënë se modeli do të përdorej për trajnimin e agjentëve për mbrojtjen e kompleksit të vërtetë.

Clancy e ka bërë këtë kërkesë gjatë dëshmisë së tij para Kongresit në lidhje me disa dështime të sigurisë.

Ndërtimi do të kushtonte tetë milionë dollarë dhe do të bëhej në një objekt ekzistues të trajnimit në periferi të Washingtonit, ka raportuar Neë York Times.

Shërbimi i Sigurisë është i ngarkuar me mbrojtjen e Presidentit amerikan dhe figurave tjera të profilit të lartë.

Gjashtë muaj më parë, një person i armatosur me thikë është ngjitur mbi gardhin e Shtëpisë së Bardhë dhe ka hyrë brenda objektit.

Në prill të vitit 2012, disa agjentë të Shërbimit Sekret janë akuzuar për shoqërim me prostituta gjatë një udhëtimi presidencial në Kolumbi.