lajmi.net

Milani nuk po ndalet, vazhdon me humbje (Video)

Skuadra e Milanit ka vazhduar me humbjen e radhës, pasi është mposhtur në udhëtim te skuadra e Lazios me rezultat 3-1.

Sport

24/01/2015 22:41

Rosonerët kaluan të parët në epërsi me anë të Menez i cili shënoi në minutën e 4’. Në minutën e 47’ Parolo shënon për 1-1.

Klose në minutën e 51’ dhe Parolo në minutën e 81’ ishin realizatorët e golave të radhës për Lazion.

Me këtë humbje, Milani është në kuotën e 26 pikëve teksa Lazios ka plotë 34 pikë në vendin e tretë.

Video

Milani nuk po ndalet, vazhdon me humbje (Video)

Milani është duke vazhduar me formën e dobët këtë sezon pasi ka pësuar humbjen e pestë, teksa kësaj radhe u mposht midis San Siros me rezultat 1-0 nga skuadra e Atalantas.

Sport

18/01/2015 16:55

Pjesa e parë ishte mjaft e hapur, me një Atalantë që sulmonte me kundërsulme. Dhe, në minutën e 33’ të takimit, Germain Denis shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Deri në fund të të takimit, Milani ishte i pafuqishëm të bëj diçka më shumë, duke pësuar një humbje tjetër dhe duke vërtetuar krizën në këtë sezon.

Pas 19 ndeshjeve të luajtura në këtë sezon të Serie A, rosonerët janë në vendin e nëntë me vetëm 26 pikë, duke qëndruar kështu shumë larg vendit të tretë të tabelës që mbahet nga Napoli me 33 pikë.

Video

LM