Milani e rrezikon Evropën

Milani rrezikon të mbetet pa pjesëmarrje në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Rossoneri pësuan humbje nga Atalanta, 2:1 dhe Europa League tash është më larg për ekipin e Clarence Seedorfit.

Sport

11/05/2014 15:29

Milani ka dështuar në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Rossoneri nuk arritën të fitonin në Bergamo, duke humbur nga Atalanta, 2:1, duke e bërë një hap prapa, në garën për një vend që çon në Europa League.

Djelmoshat e Clarence Seedorfit kaluan në avantazh në minutën e 52-të falë një autogoli të Giampaolo Bellinit, por vendësit i barazuan shifrat në atë të 68-të përmes German Denis, i cili shënoi nga penalltia.

Ndërkaq, Franco Brienza realizoi një super gol në minutën e fundit, për t’ua siguruar fitoren vendësve.

Milani ka 54 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë, një më pak se Torino, e cila megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.