Milan me përforcim të ri nga Barcelona

“Rossonerët” kanë shfaqur interesim për blerjen e mesfushorit Andre Gomes, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

10/03/2018 11:20

Milan është i interesuar për transferimin e një përforcimi nga Barcelona.

“Goal Italia” raporton se “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për blerjen e mesfushorit Andre Gomes, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi portugez ka vendosur të gjejë një ekip të ri, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Milan e pret në San Siro në marrëveshje të huazimit me mundësi të blerjes pas një viti.

Gomes ishte objektiv i Juventusit para se të kërkohej nga Milan. /Lajmi.net/