Milan eliminohet nga Europa League, caktohet data e derbit me Interin në Serie A

Ndeshja ishte shtyrë pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Sport

16/03/2018 11:16

Milan – Inter në Serie A mund të zhvillohet më 3 ose 4 prill.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se ndeshja e shtyrë nga xhiroja e 27-të, mund të zhvillohet në mesjavën e dueleve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja ishte shtyrë pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, përcjell “lajmi.net”.

Por, data e duelit do të zyrtarizohet tani kur Milan u eliminua nga Europa League. /Lajmi.net/