Milan e transferon futbollistin e Real Madridit

Alvaro Arbeloa është afër nënshkruajë me Milanin.

Sport

25/07/2016 13:12

Alvaro Arbeloa pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A, pas shtatë sezonesh të kaluara te Real Madridi.

Mbrojtësi kontrata e të cilit me “Los Blancos” mbaroi në qershor, është afër transferimit te Milani.

33 vjeçari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me “Rossonerët”, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, përcjell Lajmi.net nga Marca.

Ai pritet të luajë si qendërmbrojtës nën urdhërat e trajnerit Vincenzo Montella.