“Miku shqiptar” i Vuçiqit demanton kryeministrin serb: Nuk di të luaj shah (Video)

Fuat Pallaska i cili punon si shërbyes civil në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e ka demantuar deklaratën e Kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq që kishte bërë para pak ditësh në Preshevë për miqësinë e tij me shqiptarët, duke e përmendur emrin e tij.

Lajme

21/07/2015 11:02

Vuçiq kishte deklaruar se kishte disa miq shqiptarë, ndër ta kishte përmendur edhe Fuat Pallaskën për të cilin tha se e lidhë edhe sporti i shahut.

“Fuat Pallaska, ndoshta mund ta njihni nga mbiemri se prej nga vjen, ka luajtur shah mrekullueshëm”, kishte thënë ndër tjera Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq gjatë vizitën që i bëri Preshevës ditë më parë.

Pallaska thotë ta ketë pasur ushtar Vuçiqin, por e mohon se di të luajë shah. Deklaratën e Vuçiqit e sheh si konsum politik.

“Është e vërtet që unë kam qenë në shërbim ushtarak me Kryeministrin Vuçiq në vitin 88-89, kemi shërbyer së bashku, ai ka qenë ushtar i imi, unë kam qenë flamurtar i tij, dhe deklarata e tij ku potencohet emir im me të vërtetë është befasuese për mua, sepse, sipas meje, ka qenë një deklaratë politike, sepse unë nuk di të luaj shah”, tha për Kallxo.com Pallaska.

YouTube player