Microsoft më në fund prodhon laptop (Foto)

Microsoft më në fund ka prodhuar laptopin e saj

Auto & Tek

03/05/2017 01:41

I quajtur Surface Laptop, kjo paisje do të ofrojë një jetëgjatësi të baterisë për më shumë se 14 orë.

Ky laptop ka një ekran prej 13.5 inçësh, dhe ka sistemin e ri operativ të kompanisë Windows 10S, por me mundësinë për të përmirësuar në Windows 10 Pro.

Pajisja ka një procesor Inte Core i5 dhe i7 Kaby Lake dhe ofron deri në 1TB SSD.

Siç pretendon kjo kompani, ky laptop do të jetë njëri ndër laptopët që e mbanë më së shumti baterinë. Poashtu edhe ekrani “touchscreen” është shumë funksional dhe praktik.

Ky laptop peshon 1,2 kg dhe është i trashë 9.9 mm. Çmimi i këtij laptopi është 999 dollarë. /Lajmi.net/