Mick Jagger bëhet baba për herë të tetë!

Mick Jagger është bërë baba për herë të 8 në moshën 73-vjeçare. Partenerja e tij Melanie Hamrick, 29 vjeç lindi sot djalë.

ShowBiz

08/12/2016 20:15

Legjenda e Rolling Stones, babai i tetë fëmijëve është parë sot në një spital të New York-ut.

Një zëdhënës i Mick është shprehur: “”Djali i Melanie Hamrick dhe Mick Jagger erdhi në jetë sot në Nju Jork dhe ata janë shumë të lumtur. Për këtë arsye Mick ishte sot në spital. Nëna dhe foshnja janë shumë mirë dhe ne kërkojmë nga mediat të respektojnë privatësinë e tyre në këtë periudhë.”