Meta dekreton qeverinë. Nesër seanca në Parlament

Presidenti Ilir Meta dekretoi pak çaste më parë kabinetin e ri qeveritar. Një ditë më parë, kreu i shtetit dekretoi Edi Ramën si kryeministër, ndërsa sot përbërjen e qeverisë.

Lajme

10/09/2017 12:16

Vendimi vjen një ditë përpara se në Parlament të prezantohet programi i qeverisë “Rama” për 4 vitet e ardhshme, e përpara se të zhvillohet debati.

Të hënën pritet të jetë një seancë e gjatë, pasi do të marrin pjesë shumica e deputetëve. /TopChannel/