Messi tregon lojtarin që ka lidhje speciale me të

Lionel Messi, pa dyshim njëri nga më të mirët e planetit, ka treguar se me cilin lojtar njihet më së miri.

Sport

16/09/2018 23:51

Megjithëse luan ndër vite me Busquets dhe Pique, Messi ka treguar për një lidhje tjetër.

Natyrisht se i kemi parë pasimet maestrale të Messit në drejtim të Jordi Albas.

Mirëpo, edhe vrapimet e lojtarit kur argjentinasi ka topin, tregojnë se ai e di më së miri se si do të veproj “pleshti”.

“Alba më njeh në perfeksion. Ai e di se kur do t’i jap pasimin. Kemi lidhje speciale” ka thënë 5 herë më i miri i Botës.

Shikoni videon që tregon lojën e Messi – Alba . /Lajmi.net/