Messi ndodhet para dilemës jetësore, ja pse

Pas paraqitjes së tmerrshme të Argjentinës në Kupën e Botës në Rusi, Lionel Messi ka marrë kohë për të vendosur mbi të ardhmen e tij me Albiceleste teksa është përballë një dileme të madhe.

Sport

23/08/2018 14:17

Messi kërkon kohë për të vendosur dhe askush nuk e di akoma se çfarë do të bëjë ai, as vetë sulmuesi.

Futbolli argjentinas është në një gjendje jo-normale për momentin me Sampaoli që është shkarkuar nga detyra e tij pas turneut.

Scaloni është emëruar si trajner i përkohshëm derisa të gjehet një trajner i denjë.

Messi nuk do të grumbullohet për miqësoret e ardhshme, gjithsesi nuk ka asnjë të re, por ai mund të vendosë t’i japë fund aventurës së tij me përfaqësuesen.

31-vjeçari nuk do të nxitohet të marrë një vendim, ashtu siç bëri më 2016, ai do të tregohet i gjakftohtë këtë herë për të mos përsëritur të njëjtin gabim.