Messi mund ta thyej një tjetër rekord sonte kundër Levante

Barcelona ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Levantes.

Sport

16/12/2018 15:40

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e 16-të në kuadër të La Ligas.

Njeriu i rekordeve, Lionel Messi, do ta ketë mundësinë që këtë fundjavë të vendos një rekord të ri në emrin e tij.

Argjentinasi mund të bëhet lojtari me më së shumti fitore në La Liga, në radhët e Barcelonës.

Momentalisht, ai është baras me ish mesfushorin katalunas, Xavi Hernandez, me 322 fitore.

Mbetet të shihet nëse fantastiku Messi do të vendos rekord të ri sonte, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45. /Lajmi.net/