Messi ka një falënderim të veçantë pas 400 golave në La Liga

Lionel Messi ka nderuar bashkëlojtarët e tij te Barcelona duke thënë se pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e lehtë të arrihej numri i 400 golave në La Liga.

Sport

16/01/2019 17:11

Ylli argjentinas me golin e shënuar në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Eibar, u bë lojtari i parë që arrin në kuotën e 400 golave në elitën e futbollit spanjoll.

31 vjeçari tani është 89 gola para Cristiano Ronaldos, që në korrik u transferua te Juventus.

“Jam krenar që kam arritur të shënojë 400 gola dhe shpresoj që të mund të fitoj më shumë”, ka deklaruar Messi për Mundo Deportivo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk përqendrohem shumë në të dhënat apo numrat, preferoj të përqendrohem në të sotmen. Më shumë se sa shënimi i golave, unë mendoj për çdo lojë si një sfidë ku duhet të shkojmë për të fituar, për t’i marrë tre pikë në luftën për La Ligan, turne që shpërblen ekipin më konsistent”.

“Është e qartë se pa ndihmën e gjithë bashkëlojtarëve të mi, ata që i kam tani dhe që i kam pasur, do të ishte e pamundur t’i shënoja 400 gola./Lajmi.net/