Messi injoron Ronaldon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka insistuar se nuk i intereson rivaliteti me Cristiano Ronaldon dhe thotë se nuk garon me portugezin për çmime individuale.

Sport

02/10/2014 18:28

Lionel Messi ka dhënë se nuk ndihet në garë me Cristiano Ronaldon, për qmimet më të rëndësishme individuale, përfshirë Topin e Artë.

Ylli i Barcelonës dhe ai i Real Madridit kanë fituar pesë çmimet e fundit të njëpasnjëshme të futbollistit më të mirë të vitit në botë, katër prej të cilave i kanë takuar argjentinasit.

Por, Messi insiston se nuk ndihet në garë me Ronaldon.

“E kam përsëritur shumë herë, nuk mendoj për garën me Ronaldon, mendoj vetëm të kryej punën time. Nuk më intereson të garoj me të, ose të fitoj çmime individuale”, deklaroi Messi për “As”.

Messi po ashtu ka insistuar se nuk do të largohet nga Barcelona.

“Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdoj të luaj këtu. Në futboll shumë gjëra ndryshojnë por sot për sot mendoj vetëm për Barcelonën”, u shpreh ai.