Messi i dëshpëruar me Barcelonën pse nuk e bleu këtë lojtar (FOTO)

Sipas ‘Don Balon’, Lionel Messi ka shprehur zemërimin ndaj Barcelonës për dështimin në transferimin e Bernardo Silva.

Sport

27/05/2017 18:07

Silva një ditë më parë u zyrtarizua te Manchester City.

Skuadra angleze i pagoi 60 milionë euro Monacos, për shërbimet e mesfushorit portugez.

22 vjeçari po ashtu prej kohësh kishte shkelur syrin e Barcelonës, dhe loja e tij pëlqehej shumë nga Lionel Messi, shkruan ‘Don Balon’./Lajmi.net/