Messi dhe Martino mbeten në Barcelonë

Nënkryetari i Barcelonës, Javier Faus ka mohuar spekulimet rreth largimit të trajnerit Gerardo Martino në fund të këtij sezoni. Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se ish selektori i Paraguait do të ndahet me gjigantin katalan në verë, 12 muaj pasi zëvendësoi Tito Vilanovan në drejtim të Barcelonës. Por, Faus ka theksuar 51-vjeçari argjentinas – i…

Sport

19/03/2014 20:13

Nënkryetari i Barcelonës, Javier Faus ka mohuar spekulimet rreth largimit të trajnerit Gerardo Martino në fund të këtij sezoni.

Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se ish selektori i Paraguait do të ndahet me gjigantin katalan në verë, 12 muaj pasi zëvendësoi Tito Vilanovan në drejtim të Barcelonës.

Por, Faus ka theksuar 51-vjeçari argjentinas – i cili kishte udhëhequr Neëell’s Old Boys drejt titullit në ligë – nuk është duke konsideruar largimin nga klubi.

“Klubi ka biseduar me të dhe ai na ka thënë se nuk ka diskutuar me askënd”, deklaroi Faus për programin televiziv Els Matins.

“Ai duket të jetë i lidhur me klubin dhe i vendosur të vazhdojë punën”.

Faus po ashtu siguroi tifozët e Barcelonës së Lionel Messi nuk do të largohet kurrë nga klubi.

“Shpresoj se tifozët nuk janë të brengosur nga largimi i Messit sepse ne të gjithë jemi të bindur se ai do të pensionohet me fanellën e Barcelonës”.