Messi apo Ronaldo, zbulohet futbollisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo, nuk është as në mesin e pesë lojtarëve më të paguar në botë.

Sport

03/07/2018 12:25

Lionel Messi, vazhdon të jetë lojtari më i paguar në botën e futbollit, duke e lënë shumë prapa rivalin e tij, Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk është as në mesin e pesë lojtarëve më të paguar në botë, sipas BeIN Sports.

Në fakt, Ronaldo ka mosmarrëveshje me Madridin, në veçanti me presidentin e klubit Florentino Perezin, rreth pagës, pasi ky i fundit nuk dëshiron t’ia plotësojë kërkesën portugezin për t’u bërë lojtari më i paguar në botë, primat të cilin e mban rivali më i madh i tij, Messi.

Në dy ditët e fundit është raportuar se Juventusi e ka shfrytëzuar këtë mosmarrëveshje mes tyre dhe i ka ofruar pagë fitimprurëse Ronaldos për ta transferuar në Torino, transmeton “TCH”.

Messi paguhet 40 milionë euro në vit në Barcelonë, ndërsa menjëherë pas tij vjen Neymar, që merr pagë vjetore prej 30 milionë euro në Paris Saint-Germain.

Ronaldo është futbollisti i gjashtë më i paguar në botë me pagë vjetore prej 21 milionë euro.