Mësohet data e publikimit të këngës së re të Stresit

Reperi Stresi është goxha aktiv me projekte muzikore.

ShowBiz

14/08/2018 15:50

Ka kohë që kishte paralajmëruar një këngë të re, ndërsa tani duket se pritjes së fansave po i vjen fundi, shkruan lajmi.net.

Stresi ka bërë të ditur se kënga e tij e re me titull “Gunshot” do të publikohet të mërkurën (15 gusht).

Po ashtu, ai njoftoi se këtë projekt e sjell në duet me Anestezionin, duke ia shoqëruar edhe videoklipin.

“Te Merkuren Premier :GUNSHOT ft @anestezioni #bb4life#label Nje Super Kenge Nje Super VideoClip Nje Reality Life Do Ta Keni Te Merkuren Ne Oren 18:00 . Falenderoj shokun ma t’mire dhe njeriun qe ka bo shum per karrieren time @enesqosabeats falenderoj @xlprovideofalenderoj Shoqerin te Gjithe Pjesmarresit Ne Video . Te Merkuren Ne Oren 18:00? ???”, ka shkruar Stresi. /Lajmi.net/