Meshkujt të cilët pinë pije energjike janë ‘të tmerrshëm’

Jeni gati të dilni në takim me një mashkull? Ndoshta është koha që ta mësoni se cila është pija e tij e preferuar.

Lifestyle

14/11/2015 19:33

Nëse përgjigja kryesore është Red Bull, që është një shenjë e keqe për zemrën e tij, ju sigurisht se nuk duhet të dilni me të.

Meshkujt të cilët kanë besime stereotipe rreth mashkulloritetit, duke përfshirë pikëpamjet homofobike, janë më të prirë për të pirë pije energjike, thuhet sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Health Psychology’.

Arsyeja: Pija energjike i bën meshkujt të ndjehen ‘macho’. Studimi anketoi më shumë se 460 meshkuj të rritur të moshës 18 dhe 62, ku mosha mesatare ishte 23.

Hulumtuesit gjetën se meshkujt të cilët pajtohen me deklaratat e tilla si: “Një burrë duhet të jetë gjithmonë bosi”, “Homoseksualët nuk duhet kurrë të martohen” dhe “Burri duhet të shikojë filma aksion dhe jo të lexojë romane romantike”, janë më të prirë për të pirë pije energjike dhe për të besuar në fuqinë mashkullore.

Ndryshe, hulumtuesit thonë se pijet energjike nuk janë fare të mira për shëndetin. Ato mund t’ua ç’rregullojnë hormonet dhe mund të ju shkaktojnë probleme kardiovaskulare. (lajmi.net)