Mesazhi i De Biasit futbollistëve, për ndeshjen me Rumaninë

Gianni De Biasi ua ka bërë të ditur lojtarëve shqiptarë, se nëse duan të bëjnë histori ndaj Rumanisë, duhet të japin gjithçka nga vetja.

Sport

18/06/2016 17:58

Shqipëria dhe Rumania e zhvillojnë ndeshjen vendimtare për pozitën e tretë në grupin A.

Dhe, trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi, është duke tentuar t’i motivojë në maksimum lojtarët e Kombëtares para ndeshjes.

“I kam thënë lojtarëve se nëse duan të bëjnë diçka historike, duhet të japin gjithçka në fushë”, ka deklaruar De Biasi në konferencën për media para sfidës së fundit në Grupin A në Euro 2016.

“Rumania është një rival i fortë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojmë të fitojmë”, shtoi De Biasi.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.