Mesazhet e vizitës së zëvendëspresidentittë SHBA-ve, Joe Biden në Kosovë

Mesazhi kryesor i vizitës së sotme të zëvendëspresidentit Joe Biden në Republikën e Kosovës është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në zhvillimin e një demokracie të qëndrushme. SHBA do të vazhdoj të përkrah Kosovën në proceset e integrimit në organizatat ndërkombëtare. Kosova nuk ka mik më të madh se SHBA. Suksesi i Kosovës, sipas zëvendëspresidentit Biden është në interes thelbësor të SHBA-ve, andaj SHBA-të do të përkushtohet në përkrahjen e Kosovës tani dhe në të ardhmen, varësisht nga aftësitë e Kosovës që të përballet me reforma të rëndësishme dhe të domosdoshme. Korrupcioni është kancer dhe kjo e vret prosperitetin e Kosovës. Qeveria duhe të jetë llogaridhënëse ndaj qytetarëve të saj, - potencoi me të drejtëz.Biden

Opinion

17/08/2016 18:22

Shkruan: Besfort Rrecaj

 Gjatë vizitës së tij në Kosovë Zëvendës Presidenti Amerikan Joe Biden u shpreh qartë se “suksesi i Kosovës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe në interest të SHBA-ve”. z. Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi, z.Biden u fokusua në disa pika të rëndësishme në atë se si e sheh ai Kosovën dhe kah duhet të shkojë Kosova.

Vizita e Zëvëndës Presidentittë SHBA-ve z. Joe Biden si zyrtari numër dy i administratës amerikane paraqet një porosi shumë të qartë për vazhdimin e interesimit amerikan ndaj Kosovës, në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare po marrin një kahje tjetër, të ashpër, ndërmjet perëndimit dhe Rusisë, si dhe formave tjera të dukurive negative, që lidhen me ekstremizmin fetar, terrorizmin dhe luftën hibride në vende të ndryshme. Në një situatë të tillë kurvëmendja amerikane lidhet me menaxhimin dhe kordinimin ndërkombëtar të situatave të tilla,është vështirë për Kosovën që të merr vëmendjen të cilën e kërkon, që do të nënkuptonte fuqizimin e saj të brendshëm dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Megjithatë, Joe Bide konfirmoi se Kosova gjendet ende në agjendën shtetërore amerikane dhe në fushën e interesit të saj, duke u fokusuar në këto aspekte të rolit të shtetit të Kosovës:

 KOSOVA NË PLANIN E BRENDSHËM: Kosova është një shtet i ri i cili që nga shpallja e pavarësisë ka shënuar suksese dhe ecje përpara. Në këtë kuadër, duke potencuar faktin e ardhjes së tij të shpeshtë në Kosovë,z.Bidenpranoi arsyen se kur te kthehet nga Kosova ai kthehet me besimin se vitet, dekadat dhe shekujt e armiqësive në rajon mund të tejkalohen dhe me besimin se përparimi është duke ndodhur dhe e ardhmja është e Kosovës sigurtë. Duke qene një demokraci e re,Kosova përballet me problem të shumta, por sipas z.Biden, e vetmja mënyrë për të zhvilluar këtë demokraci është që të ketë zhvillim ekonomik dhe kjo arrihet përmes sundimit të ligjit. Z. Biden, la të theksohet se Kosova është duke vazhduar të përballet me korrupcion, mos-transparencë, nepotizëm dhe mungesë të sundimit të ligjit. Kjo e pengon zhvillimin demokratik dhe duhet të punohet tutje nën frocimin e sistemit gjyqësor, procesi cili duhet të fillojë nga ofrimi i një infrastrukture ligjore dhe institucionale adekuate, e deri tek emërimi profesional dhe i pavarur i anëtarëve të përfshirë në sistemin gjyqësor. Suksesi i Kosovës, sipas zëvendëspresidentit Biden është në interes thelbësor të SHBA-ve, andaj SHBA-të do të përkushtohet në përkrahjen e Kosovës tani dhe në të ardhmen, varësisht nga aftësitë e Kosovës që të përballet me reforma të rëndësishme dhe të domosdoshme. Korrupcioni është kancer dhe kjo e vret prosperitetin e Kosovës. Qeveria duhe të jetë llogaridhënëse ndaj qytetarëve të saj, – potencoi Biden.

 KOSOVA NË PLANIN RAJONAL: Kosova duhet të tregojë aftësinë e saj që të jetë një fqinjëi mirë dhe bashkëpnues me vendet e rajonit. Në veçanti,z.Biden iu referuar marrëdhënieve me Serbinë, me ç’rast potencoi faktin që duhet të vazhdohet dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë aspekt, respektimi i marrëveshjeve të lidhura deri me tani duhet të jetë prioritet. Kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë rajonale por edhe integrimin e rajonit në strukturat Euro-Atlantike. Dialogu duhet të shihet si fillimi dhe jo fundi i kësaj marrëdhënie Kosovë-Serbi. Nga kosovarët Joe Biden pritej që të japte ndonjë koment edhe në lidhje me temën e demarkacionit, duke mbështetur lidershipin e treguar nga Presidenti Hashim Thaçi, por i cili në fjalimine tij më herët ishte shprehur se demarkacioni me Malin e Zi dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovëështëi rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Mesazhi iz.Biden ishte që të ratifiohet demarkacioni, pasi që do të kishte refleksioni në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo, në mënyrë tjetër mbështet edhe deklarimet e Ambasadorit Amerikan në Kosovës z. Delawie që ka dhënëderi më tani. Poashtu, ai shprehu mbështetjten për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Z. Biden, megjithatë pati fjalë miradie për lidershipin Kosovar për vendimet e marra deri më tani dhe këshilloi që të vazhdojë në këtë drejtim.

KOSOVA NË PLANIN GLOBAL: SHBA e mbështet fuqishëm Kosovën për integrimet në BE dhe nëNATO. SHBA e kërkon një Evropë të plotë, të lirë dhe të bashkuar dhe aty e ka vendin Kosova dhe rajoni. Është në interestë SHBA-ve që Kosova të jetë pjesë e Evropës dhe kjo nuk është se ne po i bënë favor Kosovës, por sepse është interes iSHBA-ve. Derisa Kosova i përmbush obligimet e saja ndërkombëtare, ajo do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe do të ketë të garantuar integrimin ndërkombëtar. Kjo nënkupton, zhvillimin e demokracisë, prosperitetin ekonomik, sundimine ligjit, transparencën dhe respektimine marrëveshjeve ndërkombëtare. Kosova ka marrë mirënjohje për masat e marra kundër ekstremizmit fetar, duke iu referuar faktit që pothuajse një vit asnjë person nga Kosova nuk i është bashkuar ISIS-it apo grupeve tjera të ngjajshme terroriste. Kjo përkrahje përkthehet në ndarjen e qindar milliona dollarëve përmes programit të objektivave të mijëvjeçarit, që do të ndihmojë thelbësisht Kosovën për zhvillim ekonomik. Poashtu,SHBA-tëjanë duke përkrahur ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me qëllim të krijimit të sigurisë dhe qëndrushmërisë për nevoja energjetike të Kosovës.

 Si konkluzion, mund të thuhet se mesazhi kryesor i vizitës së sotme të zëvendëspresidentit Joe Biden në Republikën e Kosovës është se Shtetet e Bashkuara tëAmerikës do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në zhvillimin e një demokracie të qëndrushme. SHBA do të vazhdoj të përkrah Kosovën në proceset e integrimitnë organizatat ndërkombëtare. Kosova nuk ka mik më të madh se SHBA. Kosova duhet të vazhdoj të konsolidoj demokracinë e saj të brishtë për një të ardhme prosperuese.

Autori është Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prshtinës “Hasan Prishtina” dhe President i Asociacionit Euro-Atlantik të Kosovës