Merkel dhe Trump takohen në pranverë, në SHBA?

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, është duke punuar në përcaktimin e datës së takimit me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në fillim të kësaj pranvere.

Bota

16/01/2017 22:36

Kjo është thënë nga burime të paidentifikuara të qeverisë gjermane për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton lajmi.net.

Merkel ka propozuar të takohet me Trumpin në SHBA në cilësinë e kryetares së G20-ës, kanë bërë të ditur burimet.

Kancelaria gjermane, vetëm një herë ka biseduar me Trumpin, menjëherë pas zgjedhjes së tij president, kujton agjencia. /Lajmi.net/