Mercedes vjen me nën-markë për vetura elektrike
Mercedes është e gatshme të sfidojë BMW-në dhe Teslan.
Auto & Tek
Kohëve të fundit janë duke qarkulluar thashetheme se Mercedes-Benz, do të krijojnë një nën-markë për prodhimin e veturave elektrike, përcjellë lajmi.net
Nën-marka mund të quhet MEQ dhe të prodhojë katër modele deri në vitin 2020 por asgjë ende nuk është e konfirmuar.
Thashethemet tjera flasin për gjashtë vetura elektrike që do të dalin ndërmjet viteve 2018-2024.
Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, ky projekt nga Mercedes-Benz së bashku me makinat e së ardhmes që komunikojnë me njëra-tjetrën, tregojnë se gara mes markave të mëdha po bëhet shumë interesante./lajmi.net