Memli Krasniqi premton më shumë mbështetje për blegtorët

Nga ky vit përkrahja për blegtorët do të rritet. Kështu ju tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi drejtuesve të Shoqatës së Kultivuesve të Deleve dhe Dhive të Republikës së Kosovës.

Lajme

22/01/2015 23:32

Në takim me ta, ministri Krasniqi foli për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, ku theksoi se do të ketë rritje të mbështetjes për shumë sektorë, e po ashtu edhe aplikim të formave të reja mbështetëse, thuhet në komunikatën e MBPZHR-së.

Ai përgëzoi shoqatën për punën e deritanishme dhe i siguroi ata se do të jenë partnerë të ministrisë në zbatim të programeve. Ai shtoi se transparenca dhe efikasiteti në çdo proces do të jetë prioritet kryesor.

Nga ana tjetër, Emin Kolloni, kryetar i shoqatës, falënderoi ministrin për pritjen dhe përkushtimin për rritjen dhe zgjerimin e mbështetjes.

Ata e informuan ministrin me të arriturat dhe brengat me të cilat ballafaqohen kultivuesit e deleve dhe dhive.