Me qeverisjen e PDK-së do të ndalet kaosi në Prishtinë (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, kanë vizituar sot bizneset e vogla përgjatë rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajme

22/09/2017 13:03

Në bashkëbisedim me ta, janë trajtuar problemet që kanë këto biznese dhe janë adresuar kërkesat e tyre për kushte e trajtim më të mirë nga qeverisja lokale.

Veseli ka thënë se pritjet e qytetarëve për përmirësimin e gjendjes në kryeqytet, ashtu si dhe të menaxherëve të këtyre bizneseve, kanë qenë të mëdha për këto katër vjet, por gjërat kanë ngecur.

Duke përmendur mungesën e trotuareve, si dhe trafikun e ngarkuar përreth bizneseve të tyre, Veseli ka premtuar se me fitoren e Lirak Çelajt, qytetarët e Prishtinës do të shohin ndryshime të mëdha, një transformim dhe ndryshim për të mirë të qytetit.

“Çelaj si Kryetar i Prishtinës do ta ketë përkrahjen e plotë të PDK-së për një qeverisje të pastër, transparente dhe llogaridhënëse”, është shprehur Veseli.

Nga ana tjetër, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj tha se top prioritet do të jetë rregullimi i trafikut në kryeqytet, derisa premtoi edhe uljen e shumës për legalizime në 1 euro.

Prishtina, theksoi ai, deri tash është udhëhequr nga rrjetet sociale, dhe kjo, sipas tij, nuk do të ndodhë më.

lirak1 lirak2 lirak3 lirak43