Më në fund, Leonardo DiCaprio fiton “Oscar” si aktori më i mirë

Aktori Leonardo DiCaprio më në fund ka marrë çmimin e merituar prej shumë vjetësh.

ShowBiz

29/02/2016 06:00

Leonardo DiCaprio është shpërblyer si aktori më i mirë, duke fituar çmim “Oscar” për rolin e tij në filmin “The Revenant”.

Kjo është hera e pestë që aktori është nominuar për këtë çmim prestigjioz, ndërsa fansat më në fund mund ‘të qetësohen’ pasi talenti i aktorit është shpërblyer, shkruan lajmi.net.

Në këtë film aktori luan rolin e Hugh Glass dhe përjetimet e tij në vitet 1820./lajmi.net