Me këto veçori, Galaxy S7 do të jetë një “ankth” për Apple

Modeli i ardhshëm i Samsung, Galaxy S7, pritet të ketë disa veçori të reja me të cilat do të tentojë që ta “shkelë” Apple.

Auto & Tek

14/12/2015 16:21

Sipas WSJ, Galaxy S7 do të ketë një ekran të ndjeshëm ndaj presionit kur të lansohet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ky ndryshim vjen pas veçorisë 3D Touch të Apple në iPhone 6S, që është një veçori e njëjtë që krijon ndjeshmëri të presionit në ekran, transmeton lajmi.net.

Por, ky nuk do të jetë ndryshimi më i ri. Samsung pritet që në modelin e ardhshëm të shtojë një port të ri USB për mbushjen e celularit më shpejtë me energji.

Ky port do të mundësojë mbushjen e celularit për 30 minuta – ose ndoshta edhe më shpejtë. Kështu që, avantazhi që përdoruesit e Samsung do ta kenë ndaj atyre të Apple është se celulari i tyre i ardhshëm do të mbushet shumë më shpejtë se iPhone. /lajmi.net