Më i miri në botë

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në botë nga magazina World Soccer. Gazetarë nga mbarë bota kanë votuar për yllin portugez para rivalit të tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery. Ronaldo, po ashtu fitoi çmimin më 2008 – vit në të cilin rrëmbeu edhe Topin…

Sport

12/12/2013 23:27

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në botë nga magazina World Soccer.

Gazetarë nga mbarë bota kanë votuar për yllin portugez para rivalit të tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

Ronaldo, po ashtu fitoi çmimin më 2008 – vit në të cilin rrëmbeu edhe Topin e Artë – ndërsa kësaj radhe grumbulloi 1075 pikë, i ndjekur nga Messi me 926 dhe Ribery, 870. Kurse, fituesi mes tyre për Topin e Artë të FIFA’së do të shpallet më 13 janar të vitit të ardhshëm.

Në top dhjetë futbollistët më të mirë në botë sipas World Soccer gjenden edhe Zlatan Ibrahimovic, Arjen Robben, Philipp Lahm, Robin van Persie, Gareth Bale dhe Robert Lewandowski.