Mbrëmë festoi ditëlindjen, kështu e befasoi Albatrit Muqiqi bashkëshorten

Bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, Egzona Muqiqi mbrëmë festoi ditëlindjen.

ShowBiz

03/10/2018 16:59

Të shumta ishin urimet dhe befasitë që e përcollën atë duke mos munguar edhe ai i veçanti, nga bashkëshorti i saj, shkruan lajmi net.

Në rrjete sociale, e posaqërisht në atë Instagram, Egzona falënderoi të gjithë për urimet ku po ashtu ndau edhe disa momente të veçanta.

Në një nga imazhet e saj ajo u shfaq pranë Albatritit teksa pranoi një përqafim të ngrohtë nga ai. Në ditëlindjen e saj ajo dha lajmin e gëzueshëm për të gjithë, e që së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë.

Siç thuhet në media, Egzona dhe Albatriti janë në pritje të binjakëve kurse tani kanë një vajzë, Amelia. /Lajmi.net/