Mbi një mijë të vdekur nga fatkeqësitë ajrore brenda një viti

Në vitin që shkoi në fatkeqësi ajrore me aeroplanë kanë vdekur më shumë se një mijë njerëz. Numri më i madh i njerëzve të vdekur nuk janë gjetur, ndërsa në aeroplanin e Malajzisë me 239 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit i cili ka humbur më 8 mars 2014 ende nuk ka asnjë gjurmë.

Bota

25/03/2015 23:21

25 mars 2015.

Askush nga 144 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekipit nuk ka mbijetuar kur aeroplani i kompanisë gjermane “German Wings” është rrëzuar në Alpet franceze. Aeroplani po udhëtonte nga Barcelona për në Duseldorf.

28 dhjetor 2014.

Aeroplani “Asia Air” që po fluturonte nga Surabaya në Indonezi për në Singapor është zhdukur në detin Java me 162 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. Ende 52 persona konsiderohen të zhdukur

24 qershor 2014.

Aeroplani “Er Algjeri” është zhdukur afër Malit jo fort larg kufirit me Burkina Faso. Nga rrëzimi kanë vdekur 116 personat sa ishin në aeroplan.

23 qershor 2014.

Menjëherë pas nisjes së aeroplanit tajvanez është detyruar të ulet gjatë së cilës 47 njerëz kanë vdekur ndërsa 11 janë lënduar.

17 qershor 2014.

Aeroplani i “Airlines Malaysia” është rrëzuar jo fort larg qytetit Grabo në Ukrainë me ç’rast kanë vdekur 298 persona që ishin në të.

8 mars 2014.

Ka humbur aeroplani” Airlines Malaysia” me 239 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në mes të Kuala Lumpurit dhe Pekinit.

Pavarësisht operacionit më të madh dhe më të shtrenjtë në histori, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e aeroplanit të humbur.

11 shkurt 2014

Në malet e Algjerisë është rrëzuar aeroplani ushtarak Hercules dhe nga 78 njerëz ka shpëtuar vetëm një person.