Mazzarri s’ka probleme me Icardin

Walter Mazzarri insiston se nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje me sulmuesin Mauro Icardi, i cili dukej i frustruar pasi u zëvendësua në ndeshje me Napolin. Ndërkohë, trajneri i Interit nuk është i kënaqur me barazimet e shumta të këtij sezoni.

Sport

27/04/2014 13:09

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri i ka hedhur poshtë mundësitë të ketë probleme me Mauro Icardin, pas reagimit jo të mirë të këtij të fundit, ku u zëvendësua në ndeshje me Napolin.

Sulmuesi dhe trajneri i tij duket se shkëmbyen fjalë frustruese në barazimin 0:0 të së shtunës, ku Icardi u zëvendësua nga Zdravko Kuzmanovic.

“Unë ju thashë Icardit dhe Palacios se të dy duhej vrapuar edhe prapa dhe ta ndihmojnë mesfushën, pasi Marek Hamsik po futej në lojë. Ai më tha se dha gjithçka mundi dhe unë ia zgjata dorën. Kjo është e tera”, deklaroi fillimisht Mazzarri për Sky Italia.

Kjo nuk ishte hera e parë që Icardi dhe Mazzarri kanë mosmarrëveshje. Trajneri i Nerazzurri e kishte kritikuar lojtarin e tij pas festimit provokues të golit ndaj Sampdorias të sulmuesit argjentinas, në fillim të prillit.

Mazzarri në fund e kritikoi ekipin, duke thënë se ka regjistruar shumë barazime këtë sezon, edhe pse ka mundur t’i mbyllte ndeshjet më herët.