Matiç: Ky është fajtori për humbjen e Serbisë nga Zvicra

Nemanja Matiç ka fajësuar gjyqtarin Felix Brych pas humbjes nga Zvicra me rezultat 2:1.

Sport

23/06/2018 09:38

Mesfushori i Serbisë, Nemanja Matiç ka fajësuar gjyqtarin Felix Brych pas humbjes nga Zvicra me rezultat 2:1 në duelin e tyre në Kampionatin botëror 2018.

Ai ka thënë se gjyqtari ishte arsyeja kryesore që e dërgoi Serbinë në prag të eliminimit nga gara.

“Gjykimi ka qenë katastrofal. Çdo vendim 50-50 e akordoi në favor të tyre, nuk akordoi penallti të pastër, së paku mund ta shikonte në VAR”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Na ka mbushur me kartonë të verdhë që në pjesën e parë, pa arsye, në ndërhyrje të para të thjeshta”, theksoi Matiç. /Lajmi.net/