Mathieu, më afër Barcelonës

Jeremy Mathieu mund të jetë blera e verës e Barcelonës. Mbrojtësi francez është alternativa e Marquinhos, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të zbarkojë në Camp Nou.

Sport

14/07/2014 13:27

Barcelona nuk pritet të arrijë tek qendërmbrojtësi të cilin e ka kërkuar Luis Enrique. Pasi e mori një “JO” të prerë nga Paris Saint Germain, gjiganti katalunas është duke iu afruar gjithnjë e më shumë një tjetër futbollisti defanziv.

Bëhet fjalë për Jeremy Mathieu. Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja spanjolle ‘superdeporte.es’, e cila shpjegon se dje mbrojtësi francez i Valencias nuk ka ushtruar me pjesën tjetër të ekipit, përkundër faktit se gjendet në formë të mirë fizike.

Prapa mungesës së tij thuhet se është një kalim i shpejtë në Camp Nou, tek Barcelona.