Materiali i ndjeshëm arrin në dy komunat e Mitrovicës

Fletëvotimet dhe kutitë e votimit kanë arritur nëpër shkollat në të gjithë territorin e dy pjesëve të Mitrovicës

Lajme

21/10/2017 20:40

Për herë të dytë në Kosovën e pasluftës dhe atë të pavarur, në veriun e Kosovës, zgjedhjet lokale do të mbahen sipas procedurave të cilat i përcakton Komisioni Qendror Zgjedhor.

Policia ka thënë se ka një plan operativ për të gjithë territorin por paksa më të veçantë për veriun e vendit, përkatësisht për Mitrovicën Veriore, Leposaviçin, Zveçanin dhe Zubin Potokun.

Mision të veçantë në veri, përpos policisë, do të ketë edhe OSBE-ja, që do t’i ofrojë ndihmë teknike KQZ-së. /KlanKosova