Mascherano zbulon problemin e Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka pranuar se skuadra kishte probleme më herët gjatë këtij sezoni.

Sport

27/03/2015 13:17

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka bërë të ditur se ekipi kishte telashe më herët gjatë këtij sezoni.

Në brendi, gjiganti katalan nuk ishte në gjendje të mirë.

“Kemi hyrë në vitin e ri me probleme, humbja nga Sociedad na la në katër pikë prapa Realit. Gjërat nuk ishin mirë në brendi. Skuadra kishte dyshime”, deklaroi Mascherano nga Washingtoni ku është me Kombëtaren e Argjentinës.

“Por, kjo situatë ndryshoi shpejt. Gjëra të mëdha priten nga Barcelona dhe nuk është lehtë t’i realizoni”, u shpreh ai.